Sport

Ismet Munishi: Kjo është java vendimtare për të ardhmen, vazhdojmë me moton ‘luftë’

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 16 November 2017

Vëllaznimi në këtë edicion i ka dhënë hijeshi futbollit të Kosovës me rikthimin në rangun elitë, transmeton GazetaOlle.com.

Hijeshi i kanë dhënë rezultatet e arritura në 14-të xhirot e para të Vala Superligës.

Hijeshi i ka dhënë tifozët me përkrahjen e fuqishme.

-Advertisement-

Hijeshi i ka dhënë edhe trajneri Ismet Munishi, por aspak hijeshi nuk i ka dhënë kryesia e klubit që nuk po i qëndron prapa lojtarëve sa i përket kryerjes së obligimeve financiare.Në fund të muajit bëhen tre muaj që xhepat e futbollistëve të Vëllaznimit janë bosh.

‘Timonieri’ Ismet Munishi në një prononcim për GazetaOlle.com ka sqaruar situatën e fundit te ekipi kuq e zi.

“Situata në klub mbetet me premtime deri më tani. Po presim ndryshime që për shkak të korrektësisë nuk dua që t’i komentojë pas që janë politike”, ka deklaruar trajneri Ismet Munishi për GazetaOlle.com.

Trajneri i famshëm dhe shumë i suksesshëm kosovar i falënderon edhe lojtarët për durimin e treguar.

“Po vazhdojmë të sakrifikojmë, po presim ditë të mira”, shtoi Munishi.Tutje, ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme të cilën skuadra kuq e zi e zhvillon ndaj Gjilanit nesër në stadiumin e qyteti në Gjakovë.

“Luftë. Kjo është motoja e Vëllaznimit për sivjet. Pra, pres luftë dhe përkrahje”, përfundoi Ismet Munishi,.

Vëllaznimi aktualisht ndodhet e teta me 21 pikë të tubuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera