Ismet Munishi ka një koment për rikthimin e Ibrahimovicit te Suedia, tregon si do të ndikojë te lojtarët

Autori: Gazeta inFokus
19:39 | 16 March 2021
Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi beson se rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit tek kombëtarja e Suedisë, pak para ndeshjes me Kosovës do të jetë një promovim i madh.
Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në kombëtaren e Suedisë për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës, pesë vjet pasi u pensionua nga futbolli ndërkombëtar.
Sulmuesi suedez do të luajë ndaj Kosovës me 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sipas Munishit, rikthimi i tij tek Suedia duhet të jetë motivim shtesë për “Dardanët”.
“Rikthimi i tij tek kombëtarja e Suedisë është motivim i madh për të gjithë. Vet fakti që ai është rikthy tek kombëtarja e Suedisë, do të thotë një promovim i madh edhe për ne, pasi do të shkruajnë mediat më të mëdha për këtë përballje, pasi dihet impakti i tij”, tha fillimisht për ‘GazetaBlic Sport’.
Ndërkohë, Munishi tha se shpreson që Kosova do të rikthehet tek rezultatet pozitive në këto ballafaqimet e marsit.
“Mendoj që rikthimi i tij do të jetë motivim shtesë edhe për futbollistët tanë. Shpresojë që të kemi paraqitje të mira, pasi kohët e fundit nuk kemi pasur rezultate të duhura”, përfundoi trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.

Të tjera
-
Abdixhiku i del krah Gurit: Prezenca e tij në foltore më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pa...
-
“Donika Gërvalla, Mimoza Kusari e Fitore Pacolli e bullizuan deputetin Paris Guri”
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas zhvillimeve në seancën e ...
-
“I ka ardhë koha”, avokati Koci thërret për protestë masive para Kuvendit
Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për protestë masive dhe paqësore përball...
-
Vetura përfshihet nga flakët pranë Komunës së Prishtinës
Një automjet i tipit Audi 80 është përfshirë nga flakët sot në afërsi të obje...
-
Memli Krasniqi zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit: Me Shaqën, Prizreni është gjithmonë në punë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kan...
-
AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur për të hënën një mbledhje t...
-
Dimal Basha: Iu ofruam zgjidhje, por nuk po duan
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se deputetët e opozit...
-
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për ...
-
Pamje: Këta janë policët e dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në...
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...