Ismaili: Pa ngritjen e pagave, nuk do të ketë reforma
Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 20 March 2018
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit, nuk mund të ketë reforma në shëndetësi pa ngritjen e pagave për personelin.
Këto i ka thënë gjatë një vizite që i ka bërë Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës në ditën e shëndetit oral, shkruan Infokusi.
Ministri Ismaili tha se kanë nisur një reformë, e cila sipas tij duhet të jetë reformë praktike që bazohet në atë që e vendosë pacientin në qendër të vëmendjes dhe që mbështetë profesionistët shëndetësor për ta kryer këtë shërbim.
“Shëndetësia ka mbetur e nënfinancuar në Kosovë, do të thotë është shumë e nënfinancuar, ka qenë për një kohë të gjatë e nënfinancuar. Si e tillë, e ka krijuar një situatë ku gjithçka është jashtë standardit të vet në pajisje, investime kapitale, qoftë në ndërtesa. Do të thotë çdo gjë është jashtë normales që ish dashur të jetë”, tha ndër të tjera Ismaili.
Ndërkaq, Anëtari i bordit të SHSKUK-së, Fatmir Dragidella, tha se reformat në shëndetësi mund të vijnë vetëm me njerëz të rinj, ndërsa u shpreh optimist se me përkrahjen e ministrisë mund të arrijnë që në të ardhmen të kenë një ndërtesë të re, pasi sipas tij operojnë në ndërtesën më të vjetër në QKUK.
“Reformat kanë me u bë pavarësisht se a dëshirojmë ne apo nuk dëshirojmë. Këto synimet që i kemi ne për zhvillimin e stomatologjisë në Kosovë janë synime të arritshme, janë reale, nuk janë diçka imagjinare. Ne e kemi një buxhet jashtëzakonisht të vogël për shërbime dhe mallra që është qesharak, mirëpo atë buxhet për çdo vit po e shfrytëzojmë ashtu qysh po e shfrytëzojmë na kemi arritur që kjo ndërtesë të duket pak më ndryshe”, tha ai. /INFOKUSI.COM/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...