Lajme

Ismaili: Ne jemi model i opozitarizmit, Kosova s’ka nevojë për VV-në

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 01 October 2020

Uran Ismaili, Sekretar i PDK-së në emisionin Pressing ka thënë PDK-ja është model në rolin e opozitës në Kosovë dhe vendi ynë nuk ka nevojë për opozitarizëm si ai i LVV-së, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Ismailit PDK-ja gjithçka e ka bërënë interes të vendit edhe në rolin e partisë opozitare.

‘’Model tjetër i opozitarizmit. Kosova është mësuar me një model dallash të opozitarizmit. Si opozitë kemi bë gjithcka që duhet me bo. Kemi ngrit tema politike, si dhe ia kemi votu 1/12 e buxhetit Albin Kurtit, që gjë s’e ka bërë asnjëherë opozita. Kemi votuar rishikimin e buxhetit’’, ka thënë ai në një debat televiziv.

-Advertisement-

‘’Nuk ka nevojë Kosova për aso lloj opozite. Demagogji, tejkalon moralin që duhet me mbajtë në politikë’’, ka thënë Ismaili./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera