Ismaili: Kurti po na tregon se nuk mund t’i largojë Berishajn dhe Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 10 May 2023
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti me veprimet e tij po tregon se nuk mund t’i largojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn dhe ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqin.
Sipas tij, asnjë qeveritar e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e ka guximin të shtrojë pyetjen se pse një njeri i korruptuar nga Serbia lartësohet vazhdimisht nga Kryeministri Kurti.
“Ka gënjyer nën betim para komisionit hetimor të Kuvendit të Kosovës. Ka mbajtur fshehtë transaksionet e dyshimta bankare. Është paguar 4 milionë euro nga GEN-i i Serbisë edhe pse kompania e tij e kishte të regjistruar vetëm atë si punëtor”.
Tutje, Ismaili ka shtuar se çdokush tjetër përpos Martin Berishajt sot do të ishte në bankën e të akuzuarave.
“Vetëm njëra nga veprat e lartpërmendura janë bazë e mjaftueshme për shkarkim e arrestim. Por Martin Berishaj vazhdon të privilegjohet në pushtet. Hiç më larg se dje, ai u lartësua nga Kryeministri Kurti në pritjen solemne të Ministrit të Jashtëm Kroat, Gordan Grlić Radman”.
“Martini shihet përkrah flamurit të Kosovës si Ambasador fuqiplotë. Sfidon ligjet e Kosovës me pushtetin politik që ia dhuron Kryeministri Kurti dhe me paratë e pista ai duket se ka blerë heshtjen brenda Qeverisë dhe brenda Vetëvendosjes”.
“Asnjë qeveritar e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e ka guximin të shtrojë pyetjen se pse një njeri i korruptuar nga Serbia lartësohet vazhdimisht nga Kryeministri Kurti?! Pse ky ofendim ndaj flamurit e shtetit? Pse ky moszbatim i ligjit?”
“Kryeministri Kurti duke mbrojtur dhe arsyetuar Martinin e Nagipin nuk është duke i pastruar ata, por po na tregon haptas që ai nuk mundet t’i largojë. E kjo është tregues i rëndësishëm për këtë Qeveri”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.

Të tjera
-
“I lypke fëmijët sikur e dijke që ka me ndodh diçka”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon momentin e fundit me të
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur për bisedën e fundit që pati me të vëllain...
-
Kamioni bëhet shkrumb e hi në Prishtinë
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë. Një kamion u bë shkrumb e ...
-
Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prok...
-
Musliu kërkon hetim për vdekjen e të riut në Lipjan: Policia ka nevojë për reforma urgjente
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar hetim urgjent për vdekjen e 27...
-
Skandal energjetik/ 1.13 milionë euro për bartjen e rrymës brenda një dite, Ymeri shpërthen ndaj qeverisë: “Kurti po punon, por jo për ne”
Data 5 prill 2025 ka shënuar një tjetër kulm të paprecedentë në krizën energj...
-
Ymeri ngre alarmin: Rritje për 48 fish e çmimit të transportit të energjisë, blloqet e KEK-ut u ndalen në të njëjtën ditë – rast për hetim
Inxhinierja e energjisë, Janina Ymeri, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për çmi...
-
Vdes 40 vjeçarja në një aksident me motoçikletë në magjiastralen Suharekë-Shtime
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen...
-
“Njerëzit që dashurojnë e kalojnë ma lehtë sëmundjen e kancerit”- Befason onkologia teksa flet për personat që ballafaqohen me sëmundjen e kancerit
“Dashuria nuk shëron trupin, por shëron shpirtin”, thotë onkologja Vildane Go...
-
Sot varroset i mituri i dytë që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndod...
-
E dhimbshme: Shkoi për tu freskuar me ujë, ky është 50 vjeçari nga Skenderaj që vdiq nga goditja e rrymës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Ftoi familjarët e burrit për darkë dhe i h*lmoi me kërpudha, dënohet 50-vjeçarja
Në Australi, gruaja 50-vjeçare, Erin Patterson, është shpallur fajtore për vr...
-
U vonua për shkak të mungesës së ujit e thatësisë, nga sot hapet Pishina e Germisë
Pishina e Gërmisë pritet që të hapet sot, më 8 korrik. Sipas njoftimit për...