Ismaili e PDK-së: Qeveria Kurti mashtroi për veriun, të nisin hetimet për deklarime të rrejshme
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 07 April 2020
Deputetja e PDK-së, e cila vjen nga komuna e Mitrovicës, Besa Ismaili ka thënë se qeveria Kurti dhe ministrat e saj gënjyen lidhur me situatën dhe karantimin në veri të Kosovës kinse ata i kanë marrë masat. Por, nga realiteti në terren dhe infot e mëvonshme, rezultojnë se ato janë gënjeshtra dhe vendimi është marrë nga Beogradi.
Ajo thotë se deklaratat për konflikt e derdhje gjaku janë përpjekje të qeverisë në ikje për ta trembur publikun që të mos thonë të vërtetën e hidhur që qeveria do ta mbaj fshehur.
Sipas Ismailit, për këto deklarata të rrejshme të zyrtarëve shtetërore duhet të reagoj mënjeherë prokuroria dhe të hetoj.
Ky është reagimi i plotë i deputetes së PDK-së:
Video-deklarata e kryeministrit të shkarkuar Kurti, përveçse e mbushur me të paqena dhe sulme të ulta ndajkundërshtarëve politik, ishte e karakterizuar edhe me fjalëtë rënda kanosëse. Duke ngritur zërin për konflikt e përdorur fjalët “do të derdhet gjaku jonë “ ruani“gjakftohtësinë e mos bini në kurthin e tyre “ ai po përpiqetqë ti tremb qytetarët që të mos thonë të vërtetën, tëpërmbahen nga reagimet dhe të relativizojnë seriozitetin e gjendjes së tyre. Më shqetësuese sesa heshtja është trysnia për të heshtur. Ai do që ne të heshtim e mos tëflasim për dorëzimin e autoritetit shtetëror që ai ka bërëndaj Beogradit duke pranuar edhe hyrjen në Kosovë tëstafeve shëndetësore serbe. Duke na trëmbur për dhunëtë mundshme, do të hedhë hi syve banorëve të Mitrovicësqë po shohin qartësisht se si ai ka pranuar në heshtjepresionin e Serbisë për vendosjen e orës policore nëgjithë veriun si dhe karantinimin nga Beogradi të dykomunave të veriut.
Dje pamë ministrat në detyrë të kësaj partie duke dalënëpër ekrane në përpjekje për të bindur opinionin publikpër mashtrimin e tyre se kinse karantinimin e dykomunave serbe e ka ndërmarrë Prishtina e jo Beogradi. U përpoqën të bindnin qytetarët se kjo qeveri nuk po bëndallim etnie apo komunash dhe po kujdeset për të gjithëpërfshirë edhe komunitetin serb. Ndonëse asnjëherë qënga fillimi i marrjes së masave ne nuk kemi parë as dëgjuar për asnjë përkujdesje ndaj komuniteteve në veri, aq më pak ndaj komunitetit serbë. Ndërkohë që komunitetiserbë ka pranuar që administrimin e luftës kundërkoronavirusit tek vendbanimet serbe brenda Kosovës po e bën Beogradi.
Dhe teksa po flisnin në ekran për “kontrollin” e plotë tëkësaj qeverie në territorin e Kosovës ata po vazhdonin ta manipulonin edhe me një fakt shumë të rëndësishëm. Nga një anë flisnin se po kujdeseshin për të gjithë qytetarëtnjësoj në gjithë vendin, e nga ana tjetër të dhënat e tyrenuk përfshinin shtetasit kosovare me etni serbe të cilëtjanë testuar e trajtuar prej strukturave paralele tëBeogradit. Kështu dje autoritetet serbe kanë folur se numrishtetasve kosovarë të përkatësisë etnike serbe tëinfektuar me koronavirus është 27 mirëpo ata nukrezultojnë te llogaritur në faqet zyrtare të Ministrisë sëShëndetësisë dhe IKSHP. Po ashtu e dimë prej lajmeveserbe se para pak ditash një qytetar kosovar 47 vjeçar me etni serbe i fshatit Brus të komunës së Leposaviqit, kavdekur duke u trajtuar në Nish. As ai nuk është përfshirënë statistikat zyrtare të qeverisë së shkarkuar Kurti. A nukprovon edhe ky fakt se ata nuk i llogarisin si pjesë tëKosovës shtetasit kosovarë të përkatësisë serbe apokomunat kosovare të veriut me shumicë serbe?
Pra qeveria në dorëheqje Kurti dhe zyrtarët e saj po dalinnë skenë me dy palë të pavërtetash. Njëra përkarantinimin e dy komunave të veriut, që në përpjektje përtë fshehur pafuqinë për ti bllokuar këto vendime tëBeogradit po i deklarojnë kinse janë vendime të Prishtinës.Dhe e dyta, që ka të bëj me të dhënat zyrtare përpërhapjen e pandemisë, duke mos raportuar të dhënat e plota për gjithë territorin dhe popullsinë e vendit duke lënëjashtë vendbanimet dhe shtetasit serbë.
Në fund fare, por shumë e rëndësishme, ngrejmëshqetësimet tona të thella për popullatën jo serbe në veri,[jo pse shqetësohemi më pak për ata serbë]. Por sepsekëto masa të dyfishta kanë rënduar dyfish më shumëgjendjen e tyre. Si është halli i tyre me furnizime, me pajisje mjekësore dhe shëndetsore, duke qenë që lëvizjete tyre edhe për arsyet nga më elementaret janë nërestriksione të dyfishta tashmë. Shumica e tyre janë nëgjendje të rëndë ekonomike. Si është gjendja e fëmijëve, pleqve, të sëmurëve kronik?
Prokuroria duhet që sa më shpejt të nisi hetime për këtodeklarime të zyrtarëve të lartë shtetëror që duket se nukpo përkojnë me realitetin! E drejta më themelore e qytetarëve është që ata të informohendrejtë, sado e jashtëzakonshme na qoftë kjo situate. Ne kemi të drejtën e garantuar që të dimë të saktën.
Të tjera
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...