Sport

Ismail Morina “Ballisti” jep lajmin e madh për shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 10 July 2018

Pas “shiponjave” të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Botërorin e Rusisë, një “dron” nis të fluturojë i lirë nga Italia.

Jo për t’u ringritur sërish në mes të Beogradit, si afër fundit të ndeshjes kualifikuese Serbi-Shqipëri, që nuk shkoi dot deri në fund, por CAS-i i Lozanës i dha 3 pikët për kuqezinjtë, duke shenjuar kualifikimin historik të Shqipërisë për në “Euro 2016”, por për t’i lumturuar bashkombasit e tij.

Fjala është për (Ballistin) Ismail Morina, i cili ka fituar lirinë më së fundi, pas problemeve të kaluara në Kroaci dhe Itali, në burg. Ka qenë vetë kuksiani i mirënjohur, i quajtur “njeriu i dronit” në Serbi, ai që ka dhënë lajmin e madh për të gjithë shqiptarët, përmes faqes së vet zyrtare në Facebook:

-Advertisement-

“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, i akredituar në Bari të Italisë, Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar, që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim. Respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.
I LIRË !!
Rroftë shpirti i shqiptarit!
Ismail Morina (Ballisti)”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera