Islandë-Kosovë, befasi e madhe para ndeshjes (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 09 October 2017
Darka kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht miqësore, ku presidenti Bergsson pasi iu dëshiroj mirëseardhje në Rejkjavik, e falënderoi edhe një herë presidentin Vokrri për mikpritjen e bërë në Shkodër në ndeshjen e parë, derisa gjatë darkës u shkëmbyen përvoja të ndryshme gjatë karrierës së tyre, por edhe mbi historinë dhe traditat e të dyja vendeve.
“Mikpritja juaj në Shkodër më ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe tashmë kemi krijuar një miqësi të ngushtë. E çmoj shumë punën dhe entuziazmin tuaj për ta zhvilluar futbollin në vendin tuaj. Keni lojtarë shumë të mirë, si në aspektin teknik edhe në atë taktik dhe jam i sigurt se rezultatet pozitive do t’iu vijnë shumë shpejt. Uroj që të keni suksese sa më shumë në të ardhmen”, ka theksuar presidenti Bergsson, i cili më pas në shaka ka thënë se këtë sukses nuk ua dëshiroj në ndeshjen e nesërme.
Ai shprehu dëshirën që në të ardhmen Kosova dhe Islanda të bashkëpunojnë edhe më shumë dhe të luajnë edhe ndeshje miqësore.
Ndërkaq, presidenti i FFK-së e falënderoi homologun e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Federatën islandeze dhe për zhvillimin e ndeshjes miqësore.
“Ju përgëzoj për përparimin që e keni bërë në futboll dhe sigurisht se Islanda si një vend i vogël do të jetë model edhe për ne që ta ndjekim rrugën e saj të suksesshme. E di që jeni afër kualifikimit dhe ju uroj për këtë sukses, por sigurisht se ndeshja e nesërme do të jetë mjaft e fortë dhe e paqartë”, ka thënë Vokrri.
Në fund të darkës të dy presidentët i uruan fat kombëtareve respektive në ndeshjen e nesërme dhe sipas traditës u shkëmbyen edhe dhurata.
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...