Lajme

Islami: Nuk ka nevojë për alarm

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 26 March 2018

Pasditen e së hënës pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës  kanë arrestuar shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruan Infokusi.com.

E rreth kësaj çështje për Infokusin ka folur eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Islami ka thënë se nuk ka nevojë për alarm sepse situata do të vazhdojë të jetë e qetë pasi ky ishte vetëm test për të dy institucionet.

-Advertisement-

“Gjatë arrestimit të Gjuriqt dhe pas lëshimit të alarmit për gjendje të jashtëzakonshme, popullata serbe ka qenë e lodhur nga politika destruktive e Beogradit dhe reagimi i tyre ka qenë minimum. Nuk kishte reagime përveç disa grupeve të frustruara dhe të dirigjuara nga Beogradi. Nuk ka nevojë për alarm sepse është test rreth gatishmërisë për ruajte të sovranitetit”, ka thënë Islami.

Ai ka shtuar se ardhja e tij në Kosovë ishte provokim ndërsa Instituconet kosovare dëshmuan se vendosmërinë rreth sigurisë.

‘Që në mesditë e kam paralajmëruar para ‘facebook’ se ardhje e tyre ne Kosovë dhe mos kërkesa e tyre që të vinë në mënyrë të rregullt ka qenë provokimi dytë i Serbisë  pas tendencës së ternit serb të hy në Kosovë. Kështu besoj që Institucionet e Kosovës kanë qenë në situatë të vështirë që nga shkuarja në Jarinjë dhe ky është një lloj presioni psikologjik lidhur me asociacionin e komunave serbe të Kosovës. Ky është testi për vendosmërinë e Institucioneve të Kosovës por edhe të Institucioneve të Serbisë rreth sigurisë”, ka përfunduar Islami.

Gjuriq është arrestuar  rreth orës 17:30 në objektin e  Gjykatës në Mitrovicë ndërsa rreth orës 18:30 është sjellë në Stacionin Policor “Qendra” në Prishtinë.

Dhjetëra qytetarë e kanë pritur atë në Prishtinë duke duartrokitur arrestimin e tij.

Mëngjesin e sotëm forca të shumta policore kanë shkuar në veri të Mitrovicës duke kontrolluar çdo hyrje nga shteti ndërsa kanë paralajmëruar arrestimin e Aleksandër Vulinit dhe Marko Gjuriqit nëse  futen në territorin e Kosovës./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera