Fun & Video

ISIS, ish-skllavja e seksit takon abuzuesin e saj në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 20 August 2018

Arratisja nga Iraku dhe nga një burg ku qëndroi për tre muaj në duart e terroristëve të ISIS, kishte si qëllim rindërtimin e jetës në Gjermani.

Por pikërisht në vendin e shpresës ajo u gjet përballë me abuzuesin e saj në raftet e një supermarketi. Është kjo historia e 19-vjeçares Ashwaq Haji, ish-skllave seksi e terroristëve të ISIS, e cila bashkë me 18 vajza të tjera u ble në Mosul për 100 dollarë nga një xhihadist me emrin Abu Humam.

Nga Iraku në Gjermani – Pasi arriti që të arratisej bashkë me vëllanë dhe të ëmën, e reja në vitin 2015 mbërriti në Schwäbisch Gmünd, pranë Stoccarda, ku dhe rinisi studimet.

-Advertisement-

Por tashmë ajo është detyruar të kthehet në Irak, për të shpëtuar sërish nga personi që kishte abuzuar me të.

E reja me origjinë yazida (pakicë fetare me gjuhë kurde e cila përndiqet nga islamikët), u takua me abuzuesin e saj brenda një supermarketi në qytezën gjermane.

“Më tha se ishte Abu Humam, por unë i thashë se nuk e njihja. Ai nisi të fliste me mua në gjuhën arabe. Më tha që të mos gënjeja dhe se e dinte që isha Ashwaq”, tregoi e reja për mediat gjermane. Madje ajo tha se ai dinte edhe adresën e shtëpisë së saj si dhe detaje të reja për jetën e saj në Gjermani.

Rikthimi në Irak – E terrorizuar Ashwaq u kthye në Irak, pasi informoi policinë për gjithçka. Policët konfirmuan se i dyshuari ndodhej në Gjermani si refugjat dhe se qysh prej 13 marsit ndaj tij kanë nisur hetimet. Ndërkohë e reja jeton me frikë në Irak, duke qenë se aty jetojnë ende një pjesë e të afërmve të Abu Humam.

ISIS reziston – Ndërkohë OKB, jep një raport alarmant. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, midis Irakut dhe Sirisë, një ushtri prej rreth 30 mijë luftëtarësh besnikë në ISIS reziston pavarësisht humbjes së Kalifatit në Mosul dhe Raqqa. Një çështje që shqetëson inteligjencën e vendeve perëndimore, duke pasur frikë se bastisjet e fundit xhihadiste mund të riorganizohen pavarësisht nga mungesa e një shteti të vërtetë, siç tregohet nga disa sulme të fundit. “Në formën e fshehur, ISIS mund të vazhdojë të mbijetojë për një kohë të gjatë”, paralajmëron OKB.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera