Lajme

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur biznesmeni shqiptar në Itali

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 04 September 2022

Ishte shpallur prej dy ditësh i zhdukur nga familjarët e tij, ndërsa sot biznesmeni shqiptar Fatmir Ara 43-vjeç, është gjetur i vdekur në fshatin San Carlo Cavanese afër Torinos.

Sipas mediave italiane 43-vjeçari shqiptar është i qëlluar me armë dhe është gjetur në tokë pa hapa larg një karroce të parkuar përgjatë një rrugice të vogël.

Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese, në fshat. Sakaq hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.

-Advertisement-

/torino.repubblica.it/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera