Lajme

Ishte pjesëmarrës i delegacionit në SHBA në 1990, Matoshi: Kurti me inate dhe taktika të gabuara ndaj SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 06 July 2023

Në edicionin special të “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal10, në shënim të 247 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, analisti Halil Matoshi i cili ishte pjesë e delegacionit të parë të Kosovës në SHBA në vitin 1990, tha se do të donte që kjo festë e SHBA-ve të jetë pjesë e festave zyrtare në Kosovë.

“Pavarësia amerikane është modeli më i mirë i shteteve dhe qytetarisë, kombëve moderne, emancipimit dhe modernizimit të tyre”, tha Matoshi.

Ai tutje tha se është i bindur që pjesa më e madhe e kosovarëve nuk do t’ia kthejnë shpinën SHBA-ve por do të jenë gjithmonë mirënjohës.

-Advertisement-

“Politikanë mund të kenë taktika të gabuara dhe inate personale sepse jemi si model kulturor ballkanik por SHBA-të për neve nuk janë vetëm shtet që na e kanë shpëtu jetën por janë janë edhe si model kulturor mbi të gjitha”, tha Matoshi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera