Lajme

Ishte liruar me kusht pas dënimit për krime lufte në Kosovë, DEA i vë prapë prangat serbit po udhëhiqte kartel droge në Athinë

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 16 December 2022

Sasha Cvijetan, pjesëtar i njësisë speciale, “Skorpion”, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është arrestuar në Greqi gjatë të enjtes nën akuzat si lider i kartelit të drogës, transmeton Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur mediumi serb “24 Sedam” ku kanë përmendur se Sasha Cvjetan, tashmë ishte i dënuar me 20 vite burgim për krime lufte në Serbi për vrasje të civilëve shqiptarë. Dhe se tani po udhëhiqte kartel droge në Athinë sipas këtij mediumi Sasha është arrestuar si lider i kartelit.

“DEA amerikane, shkatërroi kartelin serbo-kroat të drogës në Athinë, Sipas informacioneve ka rënë edhe lideri i grupit, pjesëtari i formacionit paraushtarak “Scorpions” Saša Cvjetan, i cili u dënua para gjykatës për krime lufte në Serbi për vrasjen e civilëve shqiptarë”, ka raportuar mediumi serb “24 sedam”.

-Advertisement-

Kujtojmë se Cvjetan, në vitin 2005, në Gjykatën e Qarkut në Beograd, ishte dënuar me 20 vjet burgim për masakrën në Kosovë. Më pas ishte liruar me kusht në mars 2018, me arsyetimin se është “risocializuar” pasi kreu më shumë se dy të tretat e dënimit me 20 vjet burg që ai ishte dënuar për krimin e luftës për vrasjen e 14 civilëve, grave dhe fëmijëve shqiptarë në Podujevë në mars 1999.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera