Lajme

“Ishte djalë i ri” – Peci e arsyeton Kurtin për deklarimet e dikurshme kundër Ibrahim Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 22 October 2024

Ministri i bujqësisë, Faton Peci, ka folur për kritikat e dikurshme që Albin Kurti kishte për Ibrahim Rugovën.

Sipas tij, Kurti nuk do të mund të bëhej lider duke qenë lojal ndaj dikujt. Madje, tha se Kurti si djalë i ri e kishte një qasje kritike që e bën atë politikan.

“Albin Kurti ka qenë kundërshtar i Ibrahim Rugovës, se mos me pas qenë kundërshtar nuk kish mujt me ardh lider sot, me përkrahje çfarë ka sot popullore. Duke qenë lojal ndaj dikujt nuk mundesh me qenë lider në nivel nacional. Albin Kurti si një djalë i ri ka pasur një qasje kritike ndaj Rugovës, se ndryshe nuk kish mujt me u etablu si politikan”, ka thënë Peci në T7.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera