“Ishin të fuqishëm dhe krenar”, Krasniqi rrëfen për takimin me Thaçin dhe Veselin në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 15 March 2022
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se vizita e tij e parë tek ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishte shumë emocionale.
Ai shton se ka folur shumë pak për politikë me dy ish-kryetarët e PDK-së, por biseda ishte miqësore.
Krasniqi thotë se kishte planifikuar në dhjetor të takohej me ta, por që ajo u shty për shkak të Covidit. Krasniqi po ashtu shton se e ka kaluar edhe Nasim Hardinajn kalimthi.
“Unë isha para pak ditësh në Hagë për të vizituar ish-kryetarët e PDK-së, zotëri Thaqin dhe Veseli. Kjo ishte vizita ime e parë pasi që vizita që isha dakorduar ta bëjë menjhëerë pas zgjedhjeve lokale mu shtye për shkak të Covidit, pasi kishin rast brenda. Pastaj në momentin kur u lëshua bëra kërkesën përsëri dhe mu miratua. Vetëm zotëri Veselin dhe Thacin takova. Pata mundësi të shikoja edhe Nasim Haradinajn. Nuk patëm mundësi të shiheshim me të tjerët”, tha ai në T7.
“Ishte një vizitë miqësore. Kam shkuar atje në këtë cilësi. Kam qenë nënkryetar i të dyve në faza të ndryshme . Më bëri përshtypje që i gjeta shumë të fortë dhe të fokusuar. Normalisht që ata tashmë kanë edhe një fokusim tek rastet me të cilat po ballafaqohen. Ishte emocionale”, shtoi Kransiqi.
Kryetari i PDK-së tregoi edhe për gjendjen e ish-krerëve që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë teksa procesi i tyre gjyqësor po vazhdon.
“Shumë e mirë. Në atë kuptim unë të ju them të drejtën nuk u befasova pasi po flasim për njerëz që kanë bartur në supet e veta obligime shumë më të mëdha. Normalisht që kjo nuk ishte as e pritshme e as e drejtë pasi pritej të miratohej kërkesa e mbrojtjes që të ishin të mbrojtur në liri. Ishin të fuqishëm dhe krenar për atë që kanë bërë në jetën e tyre”, tha ai.
“Nuk është që mund të them diçka të jashtëzakonshëm pasi ishte thjesht vizitë pritave dhe miqësore. Edhe muhabeti ishte i asaj natyre. Por që po them se jo vetëm që ishin të fortë, por ishin aq të fokusuar dhe të vendosur sa që njeriu merr frymëzim prej tyre. Më kanë uruar edhe më herët për zgjedhjet dhe normalisht që janë gëzuar duke qenë se ishin kryetarë të kësaj partie. Nuk diskutuam shumë për ceshtje politike”, shtoi Krasniqi.
Të tjera
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...
-
Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur kontaktet me...
-
Mendim Rugova: Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë...
-
“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill s...