Rozë

Ishin miq të ngushtë, por kjo është deklarata e çuditshme e Efit për Luiz Ejllin

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 14 May 2024

Efi Dhedhes bëri bujë të madhe gjatë kohës që ishte në Big Brother VIP Albania 2.

Pas daljes, ajo ka qenë më e rezervuar teksa nuk ka qenë e pranishme shpesh në ekran.

Ajo ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në rolin e moderatores në ‘Top Channel’ duke prezantuar një shoë që ka të bëjë pikërisht me tatuazhet.

-Advertisement-

Për të folur për këtë e për shumë detaje rreth jetës së saj, Efi ishte e ftuar sot në një nga rubrikat e ‘E diell’.

Në morinë e pyetjeve u përmend edhe Luiz Ejlli, fitues i edicionit të dytë të Big Brother.

Efi u shpreh e prerë se nuk flet më me Luizin, por pa dhënë ndonjë arsye specifike.

“Luizit nuk do ti flas kurrë. Arsyeja, se nuk dua”, tha mes tjerash ajo.

Edhe pse në BBVA ishin miq të mirë, ata më pas u distancuan nga njëri-tjetri, duke mos folur më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera