Lajme

Ish-ushtari i UÇK-së: Kur folin këta ‘ajrokremat’ për luftën e UÇK-së, më bëjnë me vjellë

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 15 August 2017

Debati që ka nisur dje për komandantët e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  e që po vazhdon edhe sot e ka bërë pjesë të tij edhe ish- luftëtarin e kësaj ushtrie nga Zona e Nerodimes, Lulzim Neziri.

Neziri në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shprehur indinjatën e tij  lidhur me fyerjet që i janë bërë komandantëve të UÇK-së.

Ai është shprehur se po e shtyjnë të vjellë kur po e sheh kush po flet për UÇK-në, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes i ka quajtur “eurokrema”. Ai i ka thënë deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi se po vepron njëjtë sikur Millosheviqi  qw dikur i quante terrorist.

-Advertisement-

Ja postimi i tij i plotë:

Kur folin keta ‘ajrokremat’ per luften e UCK-se me beni me vjell per bese. A nuk keni turp pak me i fy ata qe njerez qe ishin te gatshem me sakrifiku gjithecka per hir te këtij vendi. Eshte e lehte per ty Frasher me fol se nuk e ke provu me te shku plumbi mbi koke e me pa njerez qe i kane hup dy syte e besa edhe kembet. Per bese fjalim ma te pacipe e te poshter nuk me ka ra moti me ndegju ne Kuvend. A nuk po ki marre me fy kete lufte te shenjte tonen? Je tu e ba njesoj sic e ka bere Millosheviqi qe na ka qujt terrorist. A per ty Dardan sdi as qa me shtu, ska ma keq kur pshtyn larte se dihet qe te kthehet ne fytyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera