Lajme

“Ish-shefi” i Kadri Veselit paguan 7 mijë euro për akomodim

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 31 May 2017

Afër 10 mijë euro kanë shpenzuar për akomodim në udhtim zyrtar jashtë vendit, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ish -shefi I kabinetit të tijë, njëherësh nënkryetari I PDK-së, Uran Ismaili.

Kështu thuhet në Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të këtij viti, shkruan Gazeta Fjala.

Në këtë raport nuk jepen detaje se në cfarë hoteli janë akomoduar apo në cilin vend kanë udhëtuar, megjithatë figuron vetëm shuma e paguar me datë 13 mars 2017, raporton Gazeta Fjala.

-Advertisement-

Sipas këtij raporti shuma që ka paguar për akomodim nënkryetari i PDK-së kap shifrën 7 mijë e 180 euro, ndërsa po në ët njëjtën datë Veseli ka paguar mbi 2 mijë euro për akomodim.

Gjithashtu portali Infokusi.com kohë më parë ka raportuar se, Uran Ismaili, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ka pagën shumë të lartë se të parit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ismaili në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar pagë mujore neto prej 1612 euo në muaj, apo rreth 20 mijë euro të pastra në vit, përderisa paga e kryeministrit të Kosovës është 1440 bruto, apo 17 318 euro në vit, shkruan portali Infokusi.com

Përndryshe, Ismaili është edhe njëri nga pronarët e kafiterive më të njohura në Prishtinë ‘Bon Vivant’. Në njërin nga këto lokale vite më parë kishte ndodhur një vrasje, ku një qytetarë kishte vrarë rojen e lokalit./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera