Lajme

Ish-sekretari i NATO-s: Hashim Thaçi, lider i frikshëm i një shteti të vogël

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 28 December 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është portretizuar si lider i frikshëm i një shteti të vogël nga lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë në vitet ‎1997-1999 dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve ‎1999-2003.

Në librin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” të dy redaktorëve të famshëm të gazetës “Times”, i cili përmban edhe opinione të figurave të rëndësishme botërore, ish-sekretari i NATO-s ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës.

Ish-sekretari i NATO-s ka thënë se rrugëtimi i Thaçit ka qenë i mbushur përplot me histori, jo vetëm të së kaluarës së jashtëzakonshme, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse.

-Advertisement-

“Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës, e cila edhe do ta dominonte vitin e fundit të shekullit njëzet.

Me kalimin nga studenti i zjarrtë disident në komandant të UÇK-së dhe më pas edhe në kryeministër e president të shtetit të tij, rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur përplot me ngjarje dhe herë pas here kundërthënës. Mirëpo, Kosova sot vazhdon të jetë çështje e hapur dhe kjo është historia e sinqertë e një lideri të frikshëm të një shteti të vogël, me një listë të gjatë historie jo vetëm të së kaluarës, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse”, thotë ndër të tjera Robertson në këtë libër.

Redaktorët e gazetës “Times”, Roger Boys dhe Suzy Jagger, janë autorët e biografisë për Thaçin, e cila do t’i ketë mbi 300 faqe.

Libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, është i shkruar vetëm në gjuhën angleze dhe deri më tani është shitur vetëm online.

Versioni i shtypur i librit pritet të dalë në shitje në muajin janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera