Sport

Ish-presidenti i klubit të Malishevës propozon këtë trajner kosovar për ta marr drejtimin e Kosovës   

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 13 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës mesditën e së mërkurës e ka shkarkuar Bernard Challandesin nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky shkarkim i teknikut zviceran ka ardhur pas humbjes së mbrëmshme nga Gjeorgjia dhe pas rezultateve negative në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Menjëherë pas largimit të tij nga Kosova, në media kanë filluar të qarkullojnë emra e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë teknikun zviceran, që përfitoi rreth 1 milionë euro nga kontrata me FFK-në.

-Advertisement-

Një propozim interesant e ka bërë edhe ish-presidenti i klubit të Malishevës, Afrim Bytyqi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka propozuar Ismet Munishin për trajner të ri të Kosovës.

“Përshëndetje miq të dashur, është kënaqësi që federata me opsionin më të mirë ta kem trajnerin kosovar më shumë vlera që të kënaqem me fitore Ismet Munishi”, ka shkruar Bytyqi në facebook.

Më poshtë keni postimin e ish-presidentit të klubit të Malishevës, që këtë sezon po luan për herë të parë në elitën e futbollit kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera