Sport

Ish presidenti i Barcës ka një apel për Qeverinë e Spanjës, La Ligan dhe Federatën

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 29 September 2017
Joan Laporta ka apeluar se Barcelona nuk duhet të largohet nga La Liga, për të mos prishur derbin më të madh në futboll atë me Real Madridin.
Krahina e Katalonisë më 1 tetor organizon referendum për pavarësi nga Spanja, dhe në rast shkëputje çështja kryesore do të jetë ajo e Barcelonës.

Pos Barcelonës, janë edhe disa skuadra tjera nga Katalonia që paraqiten në La Liga, si Espanyol dhe Girona.

Laporta që ka qenë president i Barcelonës mes viteve 2003-2010, kërkon që ish skuadra që ka drejtuar të mbetet në La Liga.

“Barcelona – Real Madrid është një produkt shumë atraktiv. Tentimi për ta ndryshuar atë, do të ishte një gabim i madh nga Qeveria, La Liga dhe Federata”, ka deklaruar Laporta, përcjell lajmi.net.

-Advertisement-

Kujtojmë se Barcelona dhe Real Madrid, janë jo vetëm dy skuadrat më të trofeshme në Spanjë, por pothuajse edhe në Evropë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera