Ish-politikani serbo-kroat, Vuçiqit: Kosova është projekt i Amerikës dhe i vendeve perëndimore

Autori: Gazeta inFokus
21:25 | 14 January 2023
Ish-politikani i famshëm në Kroaci, Simo Rajiq, i cili njihet për fjalimin e tij të famshëm në Parlamentin kroat në vitin 1990, me të cilin ngriti zërin kundër luftës që po afrohej dhe më pas u bë nënkryetar i Kuvendit, pozitë në të cilën qëndroi vetëm katër muaj e gjysmë dhe më 1991 dha dorëheqje nga jeta politike, ka dhënë një intervistë për mediat kroate, ku ka folur për situatën e përgjithshme në rajon.
Vite më parë (2017), ai ka botuar një libër (“Midis kroatëve dhe serbëve – Të mbetesh vetvetja në kohët e plumbit nuk ishte e lehtë”), ku shkruan se me ardhjen në pushtet të Andrej Plenkoviqit në Kroaci dhe Aleksandar Vuçiqit në Serbi, shpreson për një “fillim të ri”.
Kjo pasi, Rajiq aty e përshkruante dyshen si “politikanë të një brezi të ri”, “të arsimuar” e “demokratë” dhe “të ngjashëm në stilin e punës”.
Por, si i sheh ai këta dy burrështetas? Në një intervistë për gazetën kroate “Novi List”, ai thotë se atë kohë ka shprehur optimizmin e tij.
“Kjo që kam shkruar është një tregues i optimizmit tim. Asgjë nuk është më e bukur se kur sheh dy njerëz të shkolluar, me aq kuantum njohurish dhe përvojash, rini… Kur Vuçiqi ishte në Zagreb në mandatin e Kolinda Grabar-Kitaroviqit, më ftuan në darkë. Kishte dolli dhe fjalë të shkëlqyera dhe u shkrova një dedikim në librin tim, për të dy: ‘Bëhuni lajmëtarët e rinj të Ballkanit, bëni diçka, mjafton’. Dhe për sherr, e lexuan”, tha mes tjerash Rajiq.
Ai thotë se Vuçiqi ka një hipotekë nga lufta “dhe tani duhet të bëjë gjithçka që të tjerët t’i besojnë, ashtu siç i besojnë serbët që e zgjedhin”.
Thotë se presidenti i Serbisë është i fuqishëm pasi prapa vetes ka edhe qeverinë edhe parlamentin.
“Pse mendoj se Plenkoviqi dhe Vuçiqi, nëse do të ishin bashkë, duke punuar në program, do të qetësonin marrëdhëniet e tyre? Sepse nga kjo nuk do të përfitonte vetëm nga Kroacia dhe Serbia, por do të zgjidheshin shpejt edhe Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, aje ku situata po zien. Tani do të shpreh një mendim heretik për disa: nëse BE-ja do ta pranonte Serbinë në familjen e saj, qoftë edhe kështu të papërfunduar, dhe nëse ata dy burra do të ishin në të njëjtën tryezë me Macronin, Schultzin dhe të tjerët, unë ju them se një këngë tjetër do të këndohej në Bosnje, ndërsa çështja e Kosovës do të zgjidhej. Kosova është barrë për Serbinë, por edhe për BE-në. Kosova është realitet, siç ka thënë i ndjeri Gjingjiq, ‘një objekt i ndërtuar ilegalisht që kur i del përpara nuk di ta rrënosh apo ta legalizosh’”, tha Rajiq.
I pyetur se çfarë do të bënte ai vet me Kosovën, Rajiq thotë: “Do të thërrisja një referendum. Do ta pyesja popullin serb se çfarë mendon, nëse Kosova mund të kthehet në shtetin serb apo jo. Mendoj se në një debat demokratik populli do të votonte për të mos u kthyer në Serbi. Vuçiqi kërkon zgjidhje për Kosovën, duke thënë vazhdimisht se duhet të parandalohet lufta dhe të gjendet një kompromis. Mirëpo, atë fëmijë, atë Kosovë, e ka krijuar dikush”.
“Ky shtet i ri është një projekt i Amerikës dhe i vendeve perëndimore dhe ata nuk mund ta përjetojnë humbjen tani, është luftë e Davidit dhe Goliathit. Serbia duhet të gjejë një rrugë, por jo përmes luftës, sepse ka pasur mjaft luftë. Prandaj them, Vuçiqi mund të bëjë shumë”, deklaroi Simo Rajiq.

Të tjera
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...