Ish-ndihmësi i Presidentit Obama: Marrëveshja Kosovë-Serbi e largon ndikimin rus, por jo brenda natës
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 25 February 2023
Ish-ndihmësi i Presidentit Obama, profesori Charles Kupchan, në prag të takimit të së hënës Kurti-Vuçiq në Bruksel, ka komentuar procesin e dialogut, duke thënë se epilogu i tij heq ndikimin e Rusisë në Ballkan. Por, ai thotë se kjo nuk ndodh brenda natës.
“Zgjidhja graduale e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe marrëveshja përfundimtare, për mendimin tim, do të jetë një hap i rëndësishëm përpara në kufizimin dhe përfundimisht heqjen e bastionit dhe ndikimit të Rusisë në rajon. Por, të jemi realist – nuk do të ndodhë brenda natës, është një proces që do të zgjasë”, tha ai për Zërin e Amerikës.
Kupchan, i cili një pjesë të karrierës së tij e kaloi i zyrtar i ngarkuar me çështjet europiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të Barack Obamës, thotë se ndërmjetësit e dialogut Kosovë-Serbi nuk po e favorizojnë ndonjërën palë aktualisht.
“Nuk e kam ndjesinë se Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po i japin ndonjë lloj supremacie njërës prej palëve për momentin. Jam i sigurt se ata dëshirojnë me vendosmëri që puna të përfundojë dhe të dalin nga periudha në të cilën marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe destabiliteti në Bosnje e Hercegovinë – e ktheu Ballkanin në qendër të vëmendjes”.
Ai thotë se edhe pse dy fuqitë, SHBA e BE, janë të fokusuar te Ukraina, duan që të arrijnë qëllimin edhe në normalizimin e marrëdhënieve mes dy fqinjëve ballkanikë.
“Pavarësisht se SHBA dhe BE janë kryesisht të preokupuara me luftën në Ukrainë, aspirata e tyre e përbashkët është të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që të dyja palët të arrijnë qëllimin – kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.
Kupchan ka shërbyer si asistent special i presidentit amerikan Obama nga vitet 2014-2017.
Të tjera
-
Zijadin Sela: Deklarata e Albin Kurtit për gjuhën shqipe është skandaloze
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e vl...
-
Mendim Rugova tregon se në këtë ditë të javës do të bie borë
Nga nesër mbrëma më shumë shi, të enjten borë dhe erëra të fuqishme Mendim...
-
Djali i Haxhi Shalës nga Haga: Ai e di që betejën e ka të fituar
Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka vizituar babain e tij sot në Hagë. Përme...
-
Ish Ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut emërohet Zv/Sekretare e Përgjithshme e NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi të martën ish Ministren e...
-
Hill thotë se duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të ...
-
E dhimbshme: Vdes një grua e re nga Prishtina
Ka ndërruar jetë Argjira Vout, nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte në Londër, ...
-
Deri më tani vetëm 17 mijë e 462 mërgimtarë të regjistruar për të votuar, Gjermania ua ndalon tubimet partive në territorin e saj
Deri tani, për të marrë pjesë në zgjedhje, janë aprovuar aplikimet e mbi 17 m...
-
Zyberaj thotë se Peci përdori metodat e UDB-ës për ta sulmuar Pacollin, e pyet “ku mbeti dosja?’
Këshilltari dhe një prej njerëzve më të afërt të Behgjet Pacolli, Jetlir Zybe...
-
“Do merrem me sensibilizim”, Monika Kryemadhi heq dorë nga politika?
Pas daljes së saj nga Apeli i Posaçëm, Monika Kryemadhi i është përgjigjur dh...
-
Incident zjarri në ballkonin e një banese në Ferizaj, Policia jep detaje
Në ballkonin e një banese në Ferizaj ka pasur incident zjarri sot. Zjarri ...
-
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit Edon Zhegrova
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Lul...
-
LDK-ja me aderim të ri, ja merr VV-së një asamblist në Gjilan
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...