Sport

Ish-mjeku i Bayern Munich sërish godet Guardiolën

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 30 March 2018

Ish mjeku i skuadrës Bayern München,  Hans Muller-Wohlfahrt ka kritikuar edhe një herë trajnerin e Manchester City, Guardiola i cili e kishte detyruar atë të largohet nga klubi gjerman gjatë kohës kur ai ishte trajner te bavarezët, shkruan infokusi.

75-vjeçari ka shkruar një autobiografi në të cilën ai flet për kohën e tij të kaluar në Bayern me Guardiolan.

“Guardiola ishte i pakujdesshëm ndaj stafit mjekësor”, ka thënë Muller-Wohlfahrt për televizionin ZDF.

-Advertisement-

“Ai nuk ka dashur të shëroj futbollistët tërësisht nga dëmtimet, ai vetëm për të kërkuar për të larguar sadopak dhimbjet nga lojtarët dhe kjo ishte kundër filozofisë sime.” ai dëshiironte të më bënte shërbëtorin e tij.

“Pep ndihej superior mbi të gjithë të tjerët dhe mendonte se ishte më inteligjent se kushdo tjetër, por unë kisha një pozicion të privilegjuar në klubi dhe ai nuk mund të pranonte se unë isha aq i rëndësishëm për klubin”.

“Ai jeton në një gjendje të vazhdueshme të frikës së humbjes së pushtetit dhe autoritetit të  tij.” ka përfunduar Hans Muller-Wohlfahrt. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera