Lajme

Ish-missi martohet në vijën e frontit të luftës në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 29 December 2022

Evgenia Prokopenko, ish- Miss Earth 2012 e cila ndërroi takat e saj me një jelek antiplumb për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë është martuar me një tjetër ushtar.

Ajo iu bashkua përpjekjeve të luftës kundër “operacionit special ushtarak” të Vladimir Putin në Mars dhe tha se kishte një plumb për presidentin rus. Por pavarësisht fluturimit të raketave dhe kërcënimit me vdekje, 35-vjeçarja u martua në vijën e frontit javën e kaluar.

“Xheneti im është në Ferr! Dashuria ime dhe Bota ime”, shkroi ajo në Instagram duke ndarë lajmin e martesës me një varg fotosh nga dasma e saj. Ajo ka veshur një vello të bardhë me uniformën e saj ushtarake.

-Advertisement-

Evgenia ka thënë për Daily Star se në Shtator do i bashkohet ushtrisë si mjeke.

“Unë flas rrjedhshëm rusisht, por nuk e di gjuhën e Putinit. Nuk e di në cilën gjuhë është ende e mundur të flasësh me të, sepse ai refuzon të kuptojë të gjitha gjuhët e të gjitha vendeve të zhvilluara të botës. Nuk kam fjalë për të, sepse me Putinin duhet të veprojmë, jo të flasim. Unë kam vetëm një plumb për të”, tha Evgenia.

Finalistja e Miss Earth 2012, nga Kievi, tha: Pavarësisht se në çfarë llogoresh jam, gjithmonë ka një çantë grimi me pasqyrë dhe parfume në çantën time ushtarake!Ajo dhe ushtarë të tjerë çliruan qytetin Izyum dhe fshatrat fqinjë nga Rusia pasi zona ishte pushtuar për gjashtë muaj.

“Këto janë dy jetë shumë të ndryshme, të kundërta. Në jetën civile kam qenë e angazhuar në gjëra krejtësisht të ndryshme. Unë kisha biznesin tim, aty ‘uniforma’ ime ishte një fustan biznesi me taka. Këtu, në front, unë jam një ndihmëse mjekësore. Unë evakuoj nga zonat e kuqe (zonat e luftimit) të plagosur dhe ofroj ndihmën e parë.”

Evgenia, e cila gjithashtu shpëton kafshët nga zonat e rrezikshme, shtoi: Nuk do ta kisha besuar kurrë, nëse dikush do të më kishte thënë gjashtë muaj më parë se do të isha në Forcat e Armatosura të Ukrainës, duke fjetur në llogore ose bodrume, duke shpëtuar të plagosurit nën zjarr.



Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera