Lajme

Ish ministrja e Integrimit Evropian: Takimi në Ohër është i radhës, jo takim final

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 18 March 2023

Ish ministrja e Integrimit Evopian, Mimoza Ahmetaj në emisionin “Speciale” në Kanal10 ka thënë se pritshmëritë e saj sa i përket dakordimit mes Kosovës dhe Serbisë janë të njëjta si me të gjithë opinionin kosovar.

“Kosova ka nevojë të arrije një marrëveshje, një marrëveshje që do ti mbyllë përfundimisht të gjitha cështjet e hapura me Serbinë”, tha ajo.

Sipas saj nga Ohri vijnë dy lajme, një i mirë e tjetri i keq.“Lajmi i mirë është thyerja e status quo që egziston nga viti 2016, ndërsa lajmi i keq është që ky takim i sotëm nuk është takim për marrëveshjen finale por është një takim i rradhës”, tha ish ministrja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera