Lajme

Ish ministri Zemaj shkruan disa fjalë për ministrin Latifi i cili sot iu nënshtrua një operacioni

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 10 June 2022

sh-Ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, i ka uruar shërim të shpejtë Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, i cili i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Zemaj ka thënë se i uron Latifit shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mirë.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, sot iu paska nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti. Me këtë rast, ministrit Latifi i uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të mire”, ka shkruar Zemaj

-Advertisement-

.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësise, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiciti apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera