Ish-ministri i Financave: UNMIK-u kishte influencë të madhe, s’na ka pyetur kush për KEK-un

Autori: Gazeta inFokus
15:28 | 17 October 2022
Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, të hënën ka dëshmuar ish-ministri i Financave, Haki Shatri.
Shatri është përgjigjur për mandatin e tij si ministër gjatë periudhës 2005-2007.
Para deputetëve, Shatri theksoi se gjithë procesin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike e ka kryer UNMIK-u, përkatësisht shtylla e IV e këtij misioni dhe Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM).
Shatri tha se qeveria në atë kohë ka pasur kompetenca të kufizuara.
“UNMIK-u ka pasur influencë të madhe, në atë kohë qeveria nuk është njoftuar as për shitjet as për blerjet. S’na ka pyet kush. S’kemi qenë kompetentë. Për veprimet s’jemi njoftuar asnjëherë. MF nuk ka qenë faktor dhe nuk ka ndarë mjete për investime dhe as nuk kemi qenë mbikëqyrës me KEK-un”, tha ai.
Shatri theksoi se me sa i kujtohet, qeveria e atëhershme ka dhënë hua disa milionë euro për KEK-un.
Deputeti Arbër Rexhaj ngriti çështjen e importit të energjisë elektrike. Sipas tij, Kosova ka importuar rrymë prej kompanisë GEN në Slloveni e jo nga GEN në Beograd.
Për këtë reagoi kryetari i komisionit Hajdar Beqa, i cili tha se për këtë çështje do ta njoftojë komisionin ambasadori Martin Berishaj.
“Të mos ndalemi te kjo temë, për blerjet nga GEN-i, do ta na njoftojë ambasadori Martin Berishaj”, tha ai.
Pas tij pritet të intervistohen edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli dhe Ethem Çeku, ish-ministër i Ekonomisë./KP

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...