Ish kryetari i Odës Ekonomike ka një propozim pesë pikësh për ndaljen e grevës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 08 September 2022
Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka propozuar një formë për ndërprerjen e grevës.
Pika e parë, sipas Rukiqit, është që BSPK të thërras takimin e Këshillit Ekonomik Social me tri palë që janë pjesë e Këshillit: Punëdhënësi, punëtori dhe qeveria.
Pika e dytë, Rukiqi thotë se është negocimi dhe diskutimi për kushtet e ndërprerjes së grevës në Këshillin Ekonomik Social.
Ndërkaq si pikë e tretë radhitet nevoja që organizatat vendore dhe ndërkombëtare të jenë pjesë e diskutimit.
Pika e katërt është “marrëveshja e negociuar në KES dërgohet për aprovim në Qeveri dhe vendimet implementohen në afatin më të shpejtë të mundshëm”.
Ndërsa Rukiqi thotë se marrëveshja mund të duket kështu: 50 euro shtesë deri në dhjetor, 100 euro deri në mars, ndërsa më pas të hyjë në fuqi projektligj për pagat dhe “korigjim të pagave në baza vjetore, të indeksuara sipas normës vjetore të inflacionit”.
Postimi i plotë:
Propozim per formen dhe specifikat e nderprerjes te greves
Nuk ka nevoje qe te ritheksohet demi i pariparueshem, nga greva ne arsim. Tani eshte koha per kompromis. Ne vijim po e paraqes nje udhezues qe do te lehtesonte uljen e paleve ne tavoline, per te gjetur nje zgjidhje me kompromis:
- BSPK therret takimin e Keshillit Ekonomik Social me tri palet qe jane pjese e Keshillit: Punedhenesit, Punetorer dhe Qeveria, perkatesisht ministrite qe e perfaqesojne Qeverine ne kete Keshill, perfshire Ministrine e Financave. Keshilli Ekonomik Social, ne baze te legjislacionit be fuqi, eshte trup i dizajnuar per dialog social dhe ka fuqine e dhenies te rekomandimeve per vendimmarrje ne Qeveri, per çdo çeshtje qe prek relacionet/ punedhenes, punetore dhe Qeveri;
- Negocimi dhe diskutimi per kushtet e nderprerjes te greves ne Keshillin Ekonomik Social, e kenaq kushtin dhe kerkesen e Kryeministrit, per te dialoguar vetem me BSPK-ne dhe jo me shoqata sindikale sektoriale dhe ne anene tjeter e kenaq kushtin e sindikatave, per takim permbajtesor me Qeverine, per te negociuar, kushtet e nderprerjes te greves.
- Per te siguruar transparence, neutralitet dhe profesionalizem, ne diskutimin trepalesh, per nderprerjen e greves, Keshilli Ekonomik Social, mund te ftoj per asistence, organizata vendore dhe nderkombetare qe e kane perkrahur punen e Keshillit, para se gjithash, fondacionin gjerman FES dhe Organizaten Nderkombetare te Punes – ILO.
- Marreveshja e negociuar ne KES, dergohet per aprovim ne Qeveri dhe vendimet implementohen ne afatin me te shpejte te mundshem.
- Sipas meje marreveshja mund te duket keshtu
– 50 euro shtese deri ne Dhjetor:
– 100 euro shtese janari deri ne Mars (te buxhetuara ne buxhetin e vitit 2022)
– Ne Mars duhet te hyj ne fuqi Ligji i Pagave.
– Korigjim te pagave ne baza vjetore, te indeksuara sipas normes vjetore te inflacionit.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...