Lajme

Ish-kryespiuni shqiptar: Serbët nuk do t’i heqin barrikadat në veri pa përfituar diçka

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 28 September 2021

Klosi: Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, nuk e pranojnë kurrë pavarësinë e Kosovës

Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-kreu i Shërbimit Informtiv Shqiptar (SHISH), Fatos Klosi u shpreh se rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se barrikadat e vendosura duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë.

-Advertisement-

“Shërbimet inteligjente janë gjithmonë në territore të vështira. Rrëmujat janë shkaktuar nga serbët, sepse ata nuk e kanë pranuar kurrë pavarësinë e Kosovës. Ata kanë kërkuar Mitrovicën e veriut. Ne nuk do të jemi rehat derisa të plotësohen asociimi i komunave serbe”, ka deklaruar Klosi.

“Barrikadat duhet të tërhiqen, por ata që i kanë sjellë nuk do t’i tërheqin para se të përfitojnë ndonjë gjë. Por nëse nuk ia varim faktorit ndërkombëtar, pse duhet të ndërhyjnë?”, ka shtuar ai, transmeton Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera