Lajme

Ish kryeministri shqiptar Pandeli Majko: Liria ka emrin e të rënëve!

Autori: Islam Morina 21:28 | 17 November 2021

Ish Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shpërndarë në profilin e tij një foto të Dëshmores së Kombit, Yllka Domi nga Gjakova, kurse për shënim ka lënë vargjet e saj të shkruara vetëm dy ditë para rënies për liri, duke shtuar se liria ka emrin e të rënëve.

Mjako ka treguar se pas rënies së saj, trupi i Yllkës, bashkë me të vrarët e tjerë është dërguar në një varrezë masive në Batajnicë, në tentativë të humbjes së gjurmëve të krimeve makabre mbi civilë, gra e fëmijë të pafajshëm të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Majko është politikani i radhës që i bashkohet kampanjës “Liria ka emër”, duke dëshmuar e rikonfirmuar kështu edhe një herë përkushtimin e tij për lirinë e Kosovës dhe gatishmërinë për t’u vënë në mbrojtje të vlerave të Luftës Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Pandeli Majkos:

“LIRIA KA EMER

Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çabratit, e cila po zhvillohej në mes të forcave të UÇK-së dhe ushtrisë serbe.

Dy ditë para vdekjes, Yllka, 17 vjecare, shkroi vargjet e saj të fundit:

“Amanet ju le nëse nuk pritoni,
Të ma shkruani emrin në rërën e detit,

Dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj,
Në krahët e valëve të ketë epope të pambaruar,
Dhe arena e kafazit të jetë e hapur.

Përmendore nuk dua…!

Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop,Vendosni afër kokës sime.”

…Ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë (Serbi).

Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros me 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë.

Yllka Domi është shpallur dëshmore e kombit.

Liria ka emrin e të rënëve!”, ka shkruar Majko në Facebook.

Kujtojmë se ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko, edhe pse në vitin 1998 Shqipëria ndodhej në një situatë kaotike si pasojë e trazirave civile atje, hapi portat e shtetit për mbi 700 mijë kosovarë që po përndiqeshin nga regjimi gjakatar i Sllobodan Millosheviqit. Është e njohur thënia e tij se nuk ka vend të tretë për shqiptarët e Kosovës, sepse Shqipëria është shtëpia e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera