Lajme

Ish-kryeministri Rexhepi dërgohet për mjekim në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 25 April 2017

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, do të dërgohet në Turqi për rehabilitim pas sulmeve në tru të pësuara ditë më parë.

Ditë më parë ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni pas të cilit mjekët e QKUK-së kishin thënë se s’ka pasur komplikime gjatë intervenimit.

Koha mëson se ish-kryeministri do të dërgohet në Turqi për rehabilitim të mëtejmë.

-Advertisement-

Ai pritet të niset sonte rreth orës 21:00, ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Dy sulmet që i kishte pësuar Rexhepi i kanë dëmtuar rëndë trurin atij dhe ai mbetet ende pa vetëdije.

Mësohet po ashtu se Turqia do t’ia paguajë mjekimin e plotë Rexhepit.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy