Lajme

Ish-kryeministri Hoti: Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore të matura, të koordinuara me partnerët ndërkombëtarë

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 26 September 2021

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për situatën e krijuar në veri të vendit tash e shtatë ditë.

Deputeti i LDK-së, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë të matura dhe të menduara deri në fund.

Poashtu ai thotë se këto duhet të jetë të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtare dhe konsistente.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Hotit:

Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.

Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera