Lajme

Ish-kryeministri grek: Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtojnë bashkëpunimin mes tyre

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 25 October 2022

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë synim që të jenë të përfshirë në rrugën e Bashkimit Evropian.

Ai, në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk dëshiron që të jenë probleme në këtë zonë.

“Ëndrra perëndimore që kemi në Ballkanin Perëndimor na përfshin të gjithëve, kjo nuk është thjeshtë një ëndërr e rritjes së prosperitetit, por është ajo e një bashkëjetese në paqe, ku dëshirojmë të shohim diçka të mirë dhe jo të rrezikshme”, ka thënë Papandreou.

-Advertisement-

Papandreou e ka komentuar edhe situatën në të cilën është Evropa pas zhvillimit të luftës në Ukrainë.

“Natyrisht se tani Evropa e ka parë se procesi i qasjes është më se i rëndësishëm, pas fillimit të luftës në Ukrainë, definitivisht duhet të krijojmë një momentum nga kjo. Sa i përket Evropës, në fakt është një pyetje e ekzistimit në Evropë, se në çfarë drejtimi dëshiron të shkojë Evropa. Kemi rivalitet gjeopolitik edhe Evropa duhet të luajë një rol të rëndësishëm dhe kjo do të thotë që ne duhet të shohim si të punojmë më shumë bashkërisht, kapaciteti është më i madh jemi më të fuqishëm kur jemi bashkë”,ka pohuar Papandreou.

Ndër tjerash, ai ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë më shumë së bashku për integrime më të shpejta drejtë BE-së, si dhe zhvillimeve të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera