Lajme

Ish kreu i FSK-së: Nëse serbët s’janë për Ushtri, shkojmë me planin B

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 30 May 2017

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Kadri Kastrati duke e komentuar mosvotimin e ushtrisë nga ana e serbëve thotë se se është optimist se ata do të ndryshojnë qasje.

Kjo pasi sipas tij, transformimi i FSK-së në ushtri është edhe në dobi të tyre.

“Jam optimist që serbët do ta shohin  se transformimi i FSK-së në në ushtri është në dobi edhe të komunitetit serb dhe nuk shoh arsye pse ata nuk do të pajtoheshin.

-Advertisement-

E di që atë kohë ka qenë një vendim politik dhe besoj se do ta ndryshojnë qasjen” është shprehur ai, derisa ka shtuar se Kosova nuk mund të pres deri në pafundësi që serbët të ndryshojnë mendje.

“Kosova nuk  mund të pret  në pafundësi për të drejtat e veta si shtet i pavarur atëherë ne do të shkojmë më oposionin B”, është shprehur ai.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është një prej prioriteteve kryesore të partisë në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera