Ish-komandanti i FSK-së: Ushtarët duhet të përgatiten për luftë, jo për të gatuar ushqim
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 15 October 2024
Gjeneral Kadri Kastrati, ish-komandant i Forca e Sigurisë së Kosovës ka folur në lidhje me problemin me furnizimin me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Upadate”, ai e ka konsideruar një sjellje të turpshme nga kryeministri Albin Kurti, për të cilën është ndjerë jashtëzakonisht i turpëruar.
Sipas Kastratit, ushtarët duhet të përgatiten për luftë, jo për të gatuar ushqim.
“Të them të drejtën e kam ndjerë veten jashtëzakonisht keq, sepse jam një ndër njerëzit që Forcat e Armatosura të Kosovës i ka përcjellë që nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam qenë në strukturat komanduese të kësaj ushtrie. Këto ditët e kaluara, duke marrë lajmin që ushtria ka probleme me furnizimin me ushqim, unë si ish komandant jam ndjerë jashtëzakonisht i turpëruar, jam ndjerë shumë keq. Sepse ne ushtarët gjatë luftës kur nuk kemi pasur institucione qendrore apo lokale, kur nuk kemi pasur përkrahje, ushtarët i kemi furnizuar me ushqim. Lërë tani kur e kemi shtetin, e kemi qeverinë. Ushtarët apo oficerët e Kosovës të vuajnë për ushqim, kjo është një marri, një turp i madh për shtetin e Kosovës, për institucionet e Kosovës”.
“Unë e kam përcjellë në vazhdimësi dhe kjo tani mundohet që ta citojnë dhe ministri dhe komandanti dhe sekretari i mbrojtjes, i kësaj ministrie dhe unë të them të drejtën fajin e lë te të gjithë, sepse të gjithë janë bashkëpërgjegjës që ka ardhur deri te kjo situatë, të gjithëve iu mungon një eksperiencë planifikuese, që u është dashur bërë më herët“.
“Ushtarët nuk duhet të përgatiten për kuzhina, ushtarët duhet të përgatiten për misione shumë më të avancuara dhe për luftë”, u shpreh ai.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...