Sport

Ish-klubi i kërkoi Ranierit të rikthehej pas shkarkimit, por italiani refuzoi

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 31 October 2017

Raportohet se Claudio Ranieri e ka refuzuar një ofertë për t’u rikthyer në Leicester, para se skuadra angleze ta emëronte Claude Puel në krye të ekipit.

Ranieri, tash trajner i Nantes, e fitoi titullin e Premier Ligës me Leicester City në sezonin 2015-16, por u shkarkua nga posti i trajnerit sezonin e kaluar pas rezultateve të dobëta, transmeton Express.

Në një intervistë për Corriere dello Sport, Ranieri e ka zbuluar se skuadra angleze ka dashur ta rikthejë atë pasi e ka shkarkuar Craig Shakespeare.

-Advertisement-

Megjithatë, ish-trajneri i Romës dhe Juventusit i është përgjigjur shkurt: “Jo, faleminderit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera