Lajme

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani publikon disa pika të draft-statutit për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 11 November 2023

Ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar disa pika të draft-statutit evropian për Asociacionin.

Publikimin e tij, ai e ka bërë në kanalin e tij zyrtar në YouTube, transmeton Telegrafi.

Ramadani thotë se në draft-statut, ka 45 nene, dhe se Serbisë i ofrohen mundësi të funksionojë brenda Kosovës.

-Advertisement-


“Ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë. Serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme. Dokumenti origjinal është në gjuhën angleze. Është saktësisht Draft-Statuti që i është dhënë Kryeministrit Kurti”, thotë ai në videon e publikuar.

Ai thotë se organet e Asociacionit do të menaxhojë institucionet arsimore dhe shëndetësore që janë financuar nga Serbia.

Ramadani tutje tha se versioni i plotë në gjuhën angleze dhe i përkthyer në gjuhën shqipe i këtij drafti-statuti do të publikohet së shpejti në ueb-faqen e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera