“Ish i dashuri më përndiqte, policia nuk më ndihmoi”, historia e dhimbshme e Ana Kabashit, konkurrentes së Big Brother Kosova

Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 06 December 2022
Ka filluar edicioni i Big Brother Vip Kosova, derisa reperi kosovar, Getinjo, është banori i parë zyrtarisht i shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.
Ndërsa banorja e dytë i kësaj shtëpie është Ana Kabashi.
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Ana Kabashi kishte treguar një histori aspak të këndshme që ka ndodhur me ish-të dashurin e saj.
Ai e përndiqte atë gjithë kohës dhe e frikësuar këngëtarja kishte shkuar me nënën e saj për ta denoncuar. Ajo shprehet e zhgënjyer që policia nuk i erdhi farë në ndihmë duke menduar se po gënjente edhe pse me lot në sy.
Ester Bylyku: Ke patur ndonjë ndarje që djali mund të ketë qenë shumë i vështirë dhe nuk të shqitej, se ka shumë kështu?
Ana Kabashi: Ka pasur raste të tilla, edhe është bërë shumë e madhe situate saqë ka shkuar deri në polici. Në fund ka përfunduar mirë dhe shyqyr që ka përfunduar me aq. Nuk ia vlen me fol më shumë sepse është shumë e ndjeshme si për familjen time edhe për familjen e tij.
Ester Bylyku: Që ta dinë edhe vajzat e tjera si të zgjidhin një situate të tillë prandaj them.
Ana Kabashi: Duhet me thënë diçka se policia duhet të ketë parasysh shumë ankesat e femrave sepse unë kur kam shkuar aty, as më kanë marrë parasysh hiç se kanë menduar që unë po gënjej, ndërkohë që unë kam shkuar me mamin tim dhe i kam thënë kjo është ngjarja e vërtetë. Unë kam shkuar duke qarë në polici, por nuk e kanë marrë parasysh. Kur një femër vjen kërkon ndihmë, i lutem autoriteteve ta marrin parasysh sepse tek ne ka shumë raste të tilla që nuk i ndihmojnë femrat. E gjykojnë femër se thonë hajd se e ke lyp vetë.
Të tjera
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...