Sport

Ish-futbollisti i njohur i jep fund beqarisë në moshën 50-vjeçare! Dalin pamjet nga ceremonia e martesës/PAMJE

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 25 June 2024

Futbollisti i njohur italian, Filippo Inzaghi i ka dhënë fund beqarisë në moshën 50 vjeçare me të dashurën e tij 16 vite me të re, Angela Robusti.

Çifti prej 7 vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa kanë edhe dy fëmijë nga romanca e tyre, Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, 1-vjeç.

Ish-futbollisti ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga momenti më i lumtur i jetës së tij. “Ju jeni gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë”- ka shkruar ai krahas fotove nga ceremonia me bashkëshorten.

-Advertisement-

Filippo dhe Angela zhvilluan dasmën e tyre në ishullin spanjol, ndërsa të ftuar ishin familjarët dhe miëtq e tyre, ku disa nga ata janë, Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe vëllai i tij Simone Inzaghi, njëkohësishte edhe trajneri i Interit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera