Sport

Ish-futbollisti francez shokon me deklaratën: Kosova, Shqipëria e disa kombëtare nuk kanë lidhje me kualifikime për Evropian

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 23 November 2023

Ish-futbollisti francez, Christophe Dugarry ka përmendur Kosovën dhe Shqipërinë, të cilat sipas tij, janë në mesin e disa kombëtareve që nuk e meritojnë të luajnë as në kualifikime për Evropian.

Dugarry u tregua i ashpër me deklaratën e tij, pasi i cilësoi si të “kota” disa kombëtare, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.

“Estonia, Azerbajxhani, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistani, Moldavia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malta, Kosova, Andorra, Armenia. Të gjitha këto ekipe janë të kota, nuk duhet t’i shohim kurrë” – tha ai në emisionin “Rothen S’enflamme”, në RMC Sport, përcjell lajmi.net.

-Advertisement-

Megjithatë, ai duket se harroi për një moment që dy kombëtare që ai përmendi, janë kualifikuar në Kampionatin Evropian 2024, që mbahet në Gjermani.

Shqipëria e Sylvinhos siguroi biletën për pjesëmarrje në Euro 2024, disa ditë më parë. Kombëtarja tjetër që u kualifikuar ishte edhe Sllovenia.

Kujtojmë që ish-sulmuesi Dugarri, numëron 55 ndeshje me Kombëtaren e Francës, teksa ka shënuar vetëm tetë gola.

51-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, Barcelonës, Marseilles, Birminghamit e disa skuadrave tjera.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy