Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 08 January 2025
Një ditë pas eliminimit të papritur nga “Big Brother VIP Kosova”, reperi Gjesti ka bërë një lëvizje të befasishme duke hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.
Por pas këtij transferimi të interesant duket të jetë fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, i cili ka zbuluar detaje mbi përfshirjen e tij në këtë proces.
Gjithçka filloi me një postim në InstaStory të Anaidit, ku ai ndau një bisedë me një ndjekëse të revoltuar nga eliminimi i Gjestit nga BBVK.
Në mbishkrimin e postimit, Anaidi shkroi: “Zoti na mëson të japim mundësi të dyta”, duke lënë të kuptohet përfshirjen e tij në rikthimin e reperit në qendër të vëmendjes.
Më pas, në një video ‘live’ në Instagram, Anaidi rrëfeu historinë se si e kishte gjetur Gjestin në një hotel, të dëshpëruar dhe pa gjumë pas eliminimit të tij.
Ai shtoi se e kishte ndihmuar reperin të nisej drejt Tiranës, ndërsa gjatë udhëtimit, Gjesti kishte fjetur në sediljen e pasme të veturës.
Një tjetër moment kyç gjatë udhëtimit ishte kur produksioni i “Big Brother VIP Albania” konfirmoi pranimin e Gjestit në spektakël. Anaidi ndau një video të reperit duke fjetur në makinë, duke theksuar vështirësitë dhe ngarkesën emocionale që kishte kaluar për t’u bërë pjesë e një gare të re.
Ai më vonë postoi një video tjetër, këtë herë para hyrjes së Gjestit në shtëpinë e BBVA, duke lënë të kuptohet përmbushjen e misionit të tij si ndërmjetës.
Përfshirja e Anaid Kalotit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e të dy spektakleve kanë diskutuar për këtë transferim të papritur.
Veprimi i tij është parë si një akt mbështetjeje dhe besimi tek Gjesti, duke i dhënë reperit një mundësi të re për të treguar veten në një format të ndryshëm.

T� tjera
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...

































