Ish-drejtori i KEK-ut flet për gjendjen me energji: Kosova nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përveçse punimeve në blloqe
Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 15 August 2022
Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka thënë se nëse riparohet blloku i “Kosova B” në kohën e duhur at’herë dimri do të jetë më i përballueshëm.
Ai shprehet se në planin afat-shkurtër, Kosova nuk mund të ketë zgjidhje tjetër përveçse punimeve në blloqe, kurse, prishjet apo daljet e tyre nga sistemi, mund të ndodhin për shkak të vjetërsisë.
“Zakonisht, njësitë e termocentraleve në remont shkojnë deri në shtator apo tetor, për shkak se dimrit në temperatura të ulëta është i pamundur riparimi për shkaqe teknike dhe vjetërsisë së tyre,” tha ai për REL.
Korporata Energjetike e Kosovës operon me dy termocentrale në Obiliq, të cilat prodhojnë energjinë nga thëngjilli – Termocentrali “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese. Blloku i parë ka filluar punën në vitin 1962.
Por, ky termocentral gati që një dekadë operon me vetëm tri blloqe.
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se aktualisht në prodhim janë dy blloqe nga “Kosova A”, edhe një bllok i ”Kosovës B”.
Ndërkohë, blloku tjetër i “Kosovës B” është në riparim dhe puna pritet të përfundojë më 26 gusht 2022.
Kriza energjetike, e cila kërcënon Evropën, e rrjedhimisht edhe Kosovën, është pasojë e çmimeve të larta dhe jostaabile të energjisë në bursat ndërkombëtare.
Ngritja e çmimeve, fillimisht nisi si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërkaq hovin më të madh të ngritjes e mori pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti.
Çmimi i lartë i energjisë në tregje ndërkombëtare ka shtyrë KEDS–in që më 9 gusht të kërkojë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE), rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Vendimi nuk është marrë ende.
Një rritje e faturave të energjisë – për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 megavat – veçse është bërë në muajin shkurt të këtij viti.
Të tjera
-
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milion euro për ndihma humanitare në Gaza
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se do të ndajë gjysmë milionë euro në formë të...
-
Tragjedia në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Shefi i zjarrfikësve, John Donnelly, ka bërë të ditur se ekipi i tij ka vazhd...
-
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhụnụar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy gra kanë raportuar se janë dhunuar, ...
-
Hamza: Kosova do të bëhet destinacion atraktiv për turistët vendorë dhe ndërkombëtarë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka shpalosur programin e ti...
-
28 vjetori i rënies heroike të Zahir Pajazitit me shokë, Musliu: Liria që ne e jetojmë është ngritur mbi gjakun e vajzave dhe djemve me të mirë të Kombit
Kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganime...
-
Shenoll Muharremi: Zgjidhni kandidatët e pastër, jo ata që mbajnë dosje dhe lidhje me korrupsionin
Njohësi i integrimeve, Shenoll Muharremi, ka publikuar një mesazh të rëndësis...
-
Arrestohet një 26 vjeçar në Ferizaj, publikoi në rrjetet sociale një fotografi me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj, pasi i njëjti kishte publikuar në r...
-
Dervishaj për tubimin në Mitrovicë: Kjo është forca e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës të enjten mbajti një tubim në Mitrovicë ku pati ...
-
Rama sot ndan mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot do të ndaj mirënjohje për familjet P...
-
28-vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Policia jep detaje – Konfirmohet vdekja tragjike e një gruaje në Prishtinë
Një grua ka vdekur në Prishtinë të enjten pas rënies nga një ndërtesë në rrug...
-
I riu në Istog vetëplạgoset me ạrmë, përfundon në ndalim pasi e gënjeu policinë se u sụlmua nga qentë
Dyshohet se në fshatin Vrellë të Istogut një i ri pësoi lëndime nga arma e zj...