Ish-diplomati amerikan rendit 4 skenarët për marrëveshjen Prishtinë-Beograd
Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 25 February 2018
Çështja e Kosovës është e mundur vetëm përmes një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë të Beogradit e Prishtinës, por nuk jam optimist rreth kësaj, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve, ish – ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomeri.Sipas tij, pengesa e parë është fakti se shqiptarët e Kosovës kanë shumë përkrahje nga amerikanët të cilët e mbajnë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual.
Përsa kohë SHBA të ketë këtë qëndrim, janë të vogla gjasat që ndonjë politikan shqiptar, të marrë përsipër këtë rrezik dhe të dorëzojë ndonjë territor.
Ai rendit katër skenarë të mundshëm për Kosovën.
I pari, është vazhdimi i situatës aktuale, që në fund do të përdorej për bllokim të Serbisë në BE.
I dyti është normalizimi i marrëdhënieve pa njohje të drejtpërdrejtë të Kosovës nga Serbia.
I tretë është ai që para Serbisë, në fund të procesit të anëtarësimit në BE, të vihet zgjidhja sipas parimit “merre ose leje” – “njihe pavarësinë e Kosovës dhe hyni në BE, refuzoni dhe nuk do të bëheni anëtar”.
I katërti mund të jetë që udhëheqja serbe dhe ajo shqiptare të arrijnë një marrëveshje bilaterale, në të cilën do të ketë elementë që nuk do t’i pëlqejnë bashkësisë ndërkombëtare. Referuar këtij skenari të fundit, Montgomeri sheh një ndarje të Kosovës dhe marrjen e një territori të Serbisë nga Kosova që banohet kryesisht me shqiptarë (shkëmbim territoresh).
“Pres që BE të kërkojë nga Serbia që të ndikojë te Rusia për të zhbllokuar pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuar në këmbim të pranimit të Serbisë në BE”, tha Montgomeri.
Të tjera
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...