Lajme

Ish-deputeti i VV-së pretendon se përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 08 November 2023

Në korrik të këtij viti, deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kur kryeministri Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

E sipas deputetit i pavarur, Fatmir Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.

Këtë pretendim Humolli e bazon se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë sesa zakonisht.

-Advertisement-

“Për seancën kur u bo problemi në Kuvend që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend, d.m.th. Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli në Debat Plus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera