Lajme

Ish deputeti i PDK-së me akuza të rënda ndaj kësaj partie

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 19 January 2021

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka akuzuar këtë subjekt politik se ka akomoduar oportunistë dhe njerëz që kanë lidhje me Serbinë.

“PDK është parti e themeluar nga njerëz që kanë demonstruar kredenciale të larta morale e kombëtare në kohët e arritjeve të mëdha kombëtare. Me kalimin e viteve, ajo ka akomoduar edhe oportunistë e njerëz që kanë qenë të afërt me ish pushtetin e para vitit 1999. Sot, me njerëz që janë angazhuar rishtazi (Doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh)në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap ‘çertifikata’ për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë ‘çertifikatë’ ja akordojnë edhe vet eprorëve të UÇK-së”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk i duhen gjë̈ PDK-së dhe ata, është̈ koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik.

-Advertisement-

“Ka një̈ kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së”, është shprehur ai.

“Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK. Është e tepërt”, ka përfunduar ish deputeti i PDK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera