Lajme

Ish-deputeti i Nismës: Mos t’i kërkohet Kurtit shtyrja e afatit për targa

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 25 October 2022

Ish-deputeti i Kosovës nga radhët e Nisnës Socialademokrate, Bilall Sherifi, këshillon opozitën që të mos i kërkojë kryeministrit Albin Kurti shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për largimin e targave ilegale. Këtë ‘këshillë’ e jep me një arsye.

Sherifi ka shkruar sot se, nëse opozita përfshihet në cështjen e targave, atëherë, sipas tij, Kryeministri do t’i akuzojë në rast të ndonjë dështimi.

Madje, sipas ish-deputetit, Kurti edhe mund ta akuzojë opozitën “se ka marrë anën e Vuciqit”.

-Advertisement-

“Mos i jepni mundësi të hedh përgjegjësinë për dështimin e tij te opozita dhe të gjithë të tjerët”, shkruar Sherifi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera