Ish-Ambasadori Kastrati thotë se do të vazhdojë me padi kundër Presidentes Osmani
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 17 January 2023
Në maj të vitit 2021, presidentja Vjosa Osmani, përmes një dekreti, e shkarkoi Avni Kastratin nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Slloveni. Kundër këtij dekreti, Kastrati kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, mirëpo u hodh poshtë. Njëjtë vendosën edhe Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme, derisa të premten këto vendime u rrëzuan nga Kushtetuesja.
Për këtë çështje, ka folur ish ambasadori Kastrati.
Gjykata Kushtetuese, të premten, ka konstatuar se vendimet e Gjykatës Themelore, asaj të Apelit dhe Gjykatës Supreme për padinë e ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati kundër dekretit për shkarkim të presidentes Vjosa Osmani janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht Nenin 31 dhe 6.
Këtë vendim të Kushtetueses, Kastrati e vlerëson si “të drejtë dhe të mirë”, derisa shton se ai do t’i vazhdoj procedurat juridike.
“Është e qartë që është bërë shkelje kushtetuese. Atë e ka konfirmuar, me votë unanime, Gjykata Kushtetuese. Mendoj që kanë punuar drejt dhe mirë dhe është mirë që është vlerësuar si e tillë. Unë do t’i vazhdoj procedurat juridike ashtu siç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që të shkojë më tutje te gjyqi i shkallës së parë dhe t’i ndjek procedurat tjera juridike që më takojnë mua sipas ligjeve në fuqi”, tha Kastrati për Express.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se hedhja poshtë e padisë së Kastratit i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi” dhe se aktgjykimet e Supremes, Apelit dhe aktvendimi i Themelores nuk janë në përputhje me nenin e 31-të “E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm” të Kushtetutës dhe nenin e gjashtë “E drejta për një proces të rregullt” të Koventës Evropiane për të Drejtat e njeriut.
“Gjykata konstatoi se hedhja poshtë e padisë së parashtruesit të kërkesës si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi” në cenim të të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konkludoi se, Aktgjykimi [ARJ.nr.84/2021] i Gjykatës Supreme, i 22 shtatorit 2021, Aktvendimi [AA.nr.612/2021] i Gjykatës së Apelit, i 13 korrikut 2021, dhe Aktvendimi [A.nr.1297/2021] i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i 1 qershorit 2021, nuk janë në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Kujtojmë që bashkë me Kastratin, Osmani kishte “liruar” nga detyra edhe 12 ambasadorë të tjerë të Kosovës, duke vlerësuar se ishin të emëruar politik.
Të tjera
-
Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dro...
-
A po e refuzon Kurti-Ramën apo Edi-Albinin?
Shkruan: Shenoll Muharremi A është Edi Rama apo Albin Kurti ai që e refuzo...
-
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Rober...
-
Tony Blair sot takoi pesë djem të rinj kosovarë që mbajnë emrin e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ka tak...
-
Konferenca e LDK’së për Rugovën ku ishte Edi Rama i pengon Dimal Bashës, e bën një reagim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për konferencën e L...
-
Clark: Është më mirë nëse s’e shtyjmë përpara Asociacionin, dy qeveritë t’i normalizojnë marrëdhëniet diplomatike
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, thotë se mes Kosovës dhe Serbi...
-
LAJMI I FUNDIT: Anulohet vizita e Kuchner në Kosovë
Komuna e Prishtinës me një komunikatë për media kanë thënë se është anuluar v...
-
Me ëmbëlsira e të buzëqeshur Kurti e Osmani në disponim të mirë me njëri-tjetrin
Të buzëqeshur e pa tensione janë parë së fundmi kryeministri i Kosovës Albin ...
-
Rama: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mundësinë e mbajtjes së mbl...
-
Adixhiku takohet me Blair: Një mik i madh i Kosovës, një hero i historisë sonë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar ish-kryemini...
-
Vizita ‘acaron’ edhe më tej raportet, deputeti i VV’së: Pa Fatos Nanon s’do kishte Edi Ramë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit t...
-
Bernard Kouchner të martën vjen në Kosovë
Ish-përfaqësuesi i Lartë i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Be...