Lajme

Ish-ambasadori holandez: Vuçiqi e tregoi fytyrën e vet për veprimet e serbëve në veri

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 07 November 2022

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend, pas largimit të serbëve nga institucionet qendrore dhe nga komunat veriore.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se të gjitha këto veprime të serbëve janë të shtyra nga Serbia.

“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se dhjetë vjetët e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

-Advertisement-

“Kjo do të thotë se regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq e tregon fytyrën e vërtetë: ‘Nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë…’”,ka thënë Bosch.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera