Ish-ambasadori amerikan: Marrëveshja për targat mund të jetë fillimi i një zgjidhjeje afatgjatë mes Kosovës e Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 24 November 2022
Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka vlerësuar se marrëveshja e fundit për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, mund të jetë fillimin i arritjes së një zgjidhjeje afatgjatë në negociatat që po zhvillohen mes dy vendeve.
Duke folur për Zërin e Amerikës, Kirby ka thënë se kjo marrëveshje ka gjasa më shumë që të jetë zgjidhje e një krize momentale, por ka thënë se shpreson që të jetë edhe zgjidhje e krizës për planin afatgjatë, transmeton Gazeta Express.
Për Kirbyn, zgjidhja përfundimtare, nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim të Serbisë në BE.
“Ka më shumë gjasa që të jetë një zgjidhje për një krizë afatshkurtër, por shpresoj vërtet edhe për një zgjidhje afatgjatë. Ndoshta ky sukses mund të çojë në diçka tjetër. Nuk duhet, por mundet. E kam fjalën për çështje të tjera që duhet të zgjidhen – para se të vijë njohja përfundimtare. Kjo natyrisht ka të bëjë me njohjen e Kosovës nga Serbia – ku nga këndvështrimi ynë Serbia do të anëtarësohej në Bashkimin Evropian. Këto dy gjëra shkojnë paralelisht”, tha diplomati amerikan në pension në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Kirby beson se është mirë që ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, eci përpara në proces dhe se Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje që u ndërmjetësua nga Bashkimi Evropian.
Ai ka thënë se është mirë që të dyja palët kanë nisur të shohin më seriozisht rreth asaj që po ndodh në Ukrainë.
“Gjithashtu edhe për faktin që ende ka një perspektivë evropiane – dhe se BE mund të pranojë anëtarë të rinj. Pra, duhet të bëjnë një marrëveshje për t’u bërë anëtarë”, ka thënë Kirby, duke folur për Kosovës dhe Serbinë.
Kirby ka thënë se beson që të dyja shtetet kanë kapacitetet për ta arritur një marrëveshje.
“Duhet të marrin zemër dhe të shohin se ka një të ardhme nëse arrijnë këto pajtime. Gjithmonë do të jetë dikush nga të dyja anët që do të kritikojë çfarëdo marrëveshje të arritur, sepse për disa njerëz, pala tjetër është djallëzore. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi që është djallëzore. Janë fqinj dhe duhet t’i zgjidhin problemet. Pra, ato kanë kapacitetet dhe mund ta bëjnë këtë gjë”, ka thënë Kirby.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...